Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Real Madrid – PSG, tjetër duel në merkato, mesfushori francez bëhet “mollë” sherri

Aurelien Tchouameni është në qendër të merkatos, me futbollistin e Monacos, i cili është në “dilemë” për të ardhmen.

Francezi kërkohet nga Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, me skuadrat që janë në “luftë”, pasi madrilenët dështuan të transferonin në “Santiago Bernabeu” Mbappe-n dhe tashmë kërkojnë të fitojnë një duel në distancë për të siguruar shërbimet e Tchoumeni-t.

Pyetja e momentit në Francë është, ku do të luajë sezonin e ardhshëm Aurelien?

Mesfushori i Monacos po përpiqet të shmangë vëmendjen, pasi në një intervistë për mediat franceze, ai ka treguar se nuk shqetësohet për zërat e merkatos dhe se ende nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ri.

“Nuk më shqetësojnë këto zëra, për sa kohë që klubet më të mira më ndjekin, kjo do të thotë se po bëj gjëra të mira. Sa i përket të ardhmes nuk kam vendosur asgjë, ka ende kohë”-tha ai.

Real Madridi është shumë i vëmendshëm ndaj situatës së Tchouamenit dhe e sheh si një prioritetet në këtë merkato.

Në krahun tjetër, PSG tregoi interes për mesfushorin pikërisht kur u shtuan zërat se madrilenët po insistonin për Aurelien dhe kjo “ndez” akoma edhe më shumë këtë merkato. Parizienët kanë nisur bisedimet dhe janë të gatshëm të plotësojnë dëshirat e mesfushorit.

“Aksi” Madrid – Paris do të jetë shumë i nxehtë, si asnjëherë tjetër dhe tani pritet me shumë interes, pasi madrilenët rrezikojnë “humbjen” e dytë në këtë merkato.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...