Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Real Madrid-Real Sociedad, supersfida e së hënës në Supersport!

Futbolli elitar në Supersport nuk mungon as këtë të hënë dhe vjen madje me një duel shumë intrigues të La Ligas. Reali i Madridit do të presë në stadiumin Alfredo Di Stefano Real Sociedadin, në një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht nga skuadra e Zidane për të ruajtur ritmin e Atleticos së Madridit dhe Barcelonës që në fundjavë triumfuan përballë dy kundërshtarëve shumë të fortë si Sevilla dhe Villareal. Të dyja ekipet vinë në këtë përballje me shumë mungesa dhe dilemat më të mëdha janë për 11-shen që do të hedhë në fushë Zinedine Zidane pasi emra me peshë si Benzema, Hazard, Carvajal e Ramos nuk janë të gatshëm. Megjithatë pavarsisht dëmtimeve Reali po kalon një moment të shkëlqyer forme teksa vjen në këtë sfidë pas 5 fitoresh radhazi në të gjithë kompeticionet dhe vetëm 6 pikë larg Atleticos kryesuese. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjnë baskët të cilët në rast suksesi mund të afroheshin më shumë me Sevillan e vendit të 4-t, pozicioni i fundit që të kualifikon në Champions League, që është edhe objektivi i madh i Sociedad në këtë sezon.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...