Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Real Madrid “sulm” total në merkato, një portier në horizont për Ancelotti-n

Real Madrid po mendon seriozisht për sezonin e ri. Madrilenët siguruan titullin kampion në La Liga, ndërsa janë në ethet e fundit të sfidës më të rëndësishme të sezonit, atë të takimit final në Champions League përballë Liverpool.

Me merkaton e verës shumë pranë, Real-i po mendon të bëjë ndryshime edhe në kuadratin e portës.

Natyrisht, madrilenët disponojnë një nga portierët më të mirë në botë, belgun Courtois, por ajo çfarë drejtuesit po mendojnë është pikërisht transferimi i një portieri që të jetë alternativë më e mirë e portierit belg.

Bëhet fjalë për gardianin e Napoli-t, David Ospina. 33-vjeçari pëlqehet shumë edhe nga Ancelotti, i cili e njeh mjaft mirë kolumbianin dhe ka besim në aftësitë e tij, pavarësisht moshës. Ospina zhvilloi një sezon shumë të mirë në Itali me Napolin, madje pak javë më parë ishin në garë edhe për titullin kampion.

Sipas mediave spanjolle, Ospina është vendosur në dijeni dhe ka dhënë “OK” e tij për një transferim të tij. Kolumbiani, gjithashtu e di mjaft mirë se do të ndajë kuadratin e portës me një nga portierët më në formë dhe më të mirë të viteve të fundit, por as kjo nuk e ka penguar që të ndezë dritën jeshile për një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.  Ospina në të kaluarën ka mbrojtur portën e Nice dhe Arsenal, e gjithashtu është një pikë e rëndësishme edhe për kombëtaren kolumbiane dhe në karrierën e tij numëron 605 ndeshje si profesionist.

Nëse operacioni Ospina mbyllet me sukses, e ardhmja e ukrainasit Lunin do të vendosej në pikëpyetje. Tekniku Italian, Ancelotti ka shprehur gjithashtu dëshirën për ta mbajtur në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm, por nëse do të ketë oferta interesante për Lunin, klubi do t’i shqyrtonte dhe nuk përjashtohet mundësia e një largimi të tij nga madrilenët.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...