Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Real Madrid/ Vinicius zbret në stërvitje dhe gëzon Ancelotti-n, Arda Guler ende në pritje për debutimin

Real Madrid është rikthyer në stërvitje pas disfatës në derbi përballë Atletico Madrid, me ekipin e Ancelotti-t që ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës sepse kalendari është shumë i ngjeshur.

Të mërkurën madrilenët do të luajnë përballë Las Palmas ndërsa në fundjavë do të mas forcat përballë Girona-s, ndërsa pas disfatës në derbi ka pasur disa lajme pozitive për trajnerin këtë të hënë.

Lexo edhe:

Në seancën stërvitore janë rikthyer Vinicius Junior dhe Arda Guler.

Gjithsesi, trajneri italian nuk kërkon të rrezikojë dhe në mesjavë, braziliani vështirë se mund të luaj, por mund të jetë i gatshëm për takimin e fundjavës, atë ndaj ekipit surprizë të momentit, Girona-s.

Vinicius u grumbullua edhe për takimin ndaj Atletico-s, por në fund stafi mjekësor vendosi që braziliani të mos qëndronte as në stol, ndërkohë që mungon prej fillimit të këtij muaji.

Talenti Arda Guler është ende në  pritje të debutimit, por mediet spanjolle kanë bërë me dije se turku ka nisur të punojë edhe me topin, por i duhet të presë edhe pak për të zbritur në fushën e blertë me “Los Blancos”.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...