Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Real Madridi, ofertë “faraonike” për talentin e Dortmundit

Reali i Madridit nuk ka shfaqur potencialin maksimal në etapat e para të këtij sezoni. “Los Blancos” kanë alternuar paraqitjet e mira me performanca më pak pozitive. Investimet në merkato ishin të rëndësishme për një shifër 307 milionë euro për të afruar futbollistë si Eden Hazard, Mendy, Militao, Jovic sa për të përmendur disa, megjithatë, duket sa ka ende nevojë për ndërhyrje dhe një emër ka dalë mbi sipërfaqe.

Duke u mbështetur te mediet britanike, më konkretisht tek “Daily Mail”, 13 herë kampionët e Europës po kryejnë hapa përpara për të afruar Jadon Sanchon. Reali është gati të vendosë në tryezë 116 milionë euro për shërbimet  e 19-vjeçarit, aq sa Borusia e Dortmundit, duke vërejtur seriozitetin e spanjollëve, ka nisur që tani kërkimin për zëvendësuesin e sulmuesit anglez me origjinë nga Trinidad Tobago.

Nuk është hera e parë që Reali shfaq interes për Sanchon, ata tentuan edhe dy vite më parë kur lojtari u largua nga Manchester City për të provuar fatin në Bundesligë, megjithatë kësaj herë situata shkon përtej thjesht një interesimi dhe klubi iberik është gati që në merkaton e verës të përpilojë rrugën për ta mbyllur me sukses këtë transferim.

Sulmuesi ka realizuar deri më tani në këtë sezon 4 gola duke dhuruar edhe 7 pasime vendimtare, Dortmundi e afroi për 7.8 milionë euro në 2017 nga akademia e Manchester City dhe verën e 2020-ës mund të përfitojë 116 milionë nga kartoni i futbollistit të përfaqësueses angleze.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...