Futboll

Real mendon për të ardhmen, shikon nga City për dy goditje “bombë”

Real Madrid është duke parë nga shtëpia e Manchester City-t dhe ëndërron për dy goditje të gjigante.

I pari në listën e preferencave të “Los Blancos” është Joao Cancelo. Portugezi do të mbushë 29 vjeç në maj dhe në Spanjë janë të sigurt se mund ta marrin për një shifër që shkon në rreth 50 milionë euro.

Fleksibiliteti i tij vlerësohet shumë, Cancelo mund të luajë në të dyja anët, duke ofruar një alternativë më se të vlefshme për Carvajal dhe Mendy.

Objektivi tjetër sipas medieve spanjolle është Erling Haaland, i cili gjithmonë e ka pranuar se ëndërron të veshë një ditë fanellën e madrilenëve.

Një dëshirë që mund ta përmbushë nga viti 2024, kur të aktivizohet klauzola prej 180 milionë euro dhe Reali do të jetë i sigurt se do ta zëvendësojë denjësisht Karim Benzema-n, i cili atëherë do të jetë 37 vjeç.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency