Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Real Sociedad, tre “shuplaka” Villarealit

Start perfekt i sezonit nga Real Sociedad në Primera Division. Pas suksesit 2-3 në fushën e Celta Vigos në javën e parë, skuadra nga San Sebastiani shkatërroi 3-0 në “Anoeta” Villarealin, që me këtë humbje mbetet në fundin e tabelës me zero pikë.

Në minutën e 25-të pas një goditjeje këndi të vendasve përfitoi Willian Jose, që mundi ta mposhtte portierin në tentativën e dytë.

Në minutën e 34-rt sërish një harkim nga e majta krijoi amulli në zonën e Villarealit, ku Prieto nuk hezitoi për ta dërguar topin në rrjetë.

Në fund të pjesës së parë Juanmi i shërbyer me zgjuarsi Elustondo kaloi me parabël edhe portierin Ferndez, për golin e 3-0.

Praktikisht kjo ndeshje u mbyll që në pjesën e parë, ndërsa gjatë 45 minutave të dyta, pavarësisht rasteve të krijuara në të dyja portat rezultati nuk ndryshoi më, me Villarealin që mori një shuplakë të fortë nga Real Sociedadi.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...