Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali “bën detyrat e shtëpisë” dhe i bashkohet Barçës në krye

Reali i Madridit bëri detyrën mbrëmjen e sotme në “Santiago Bernabeu”, ku mposhti me rezultatin 3-1 Real Sociedadin dhe me 3-pikëshin e marrë iu bashkua Barcelonës në krye të renditjes me 28 pikë në total.

Baskët befasuan madrilenët që në minutën e dytë, kur kaluan në avantazh me anë të Willian Jose, por Karim Benzema riktheu baraspeshën në minutën e 37’, duke bërë që skuadra të shkojnë në barazim në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë të besuarit e Zinedine Zidane shënuan edhe dy herë të tjera, fillimisht me anë të Valverdes dhe më pas me Luka Modric, duke vulosur fitoren dhe marrjen e tre pikëve që i ngjit në krye të renditjes bashkë me Barcelonën.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...