Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali “bie” në Palma de Mallorca dhe i dorëzon kreun Barcelonës

Reali i Madridit dorëzoi kreun e renditjes së la Ligës te Barcelona, pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0 në transfertën ndaj Mallorcës, që u vendos nga një gol i Junior që në minutën e 7 të sfidës së zhvilluar në “Estadio de Son Moix”.

Me disa futbollistë të dëmtuar, mes të cilëve edhe Modriç e Topni Kroos, Zinedine Zidane kishte preferuar një rreshtim 4-4-2, me Junior Vinicius si mesfushor i majtë dhe dyshen Benzema-Joviç, ndërsa francezi Varane ishte lënë në stol.

Vendasit gjetën shumë shpejt golin e avantazhit, teksa më pas loja u dominua nga madrilenët, që mbajtën gjatë topin dhe krijuan disa mundësi shënimi, por pa arritur të gjejnë golin e barazimit.

Gjërat për madrilenët u komplikuan edhe më shumë në minutën e 74’, kur mbrojtësi i djathtë Odriozola u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me 10 lojtarë.

Të besuarit e Zidane provuan deri në fund të gjejnë golin e barazimit, ndërsa trajneri francez hodhi në fushë edhe Rodrygo, Diaz e Valverde, por pa arritur të shmangë humbjen, që e lë në vendin e dytë me 18 pikë, një më pak se Barcelona kryesuese.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...