Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Reali dhe Barça “i hodhën në rrugë”, Fenomeni “hap dyert e shtëpisë” për Marcelon dhe Alves

Presidenti i Real Valladolid, Ronaldo Nazario, i njohur si Ronaldo Fenomeni ka një ëndërr verore për merkaton. Braziliani kërkon që të transferojë në klubin e tij dy legjenda si Marcelo dhe Dani Alves.  Të dy mbrojtësit brazilianë janë aktualisht pa skuadër me Marcelon që u largua pas më shumë se një dekade e gjysmë nga Real Madrid, ashtu dhe Dani Alves që e mbylli aventurën e tij të dytë me katalanasit.

Real Valladolid sapo është ngjitur në La Liga dhe do të kërkojë që të ndërtojë një skuadër kompetitive që së paku të mos kthehet andej nga erdhi, por krahas cilësisë i duhet dhe eksperienca, e kush më mirë se dy brazilianët mund t’ua siguronte diçka të tillë, të cilët kanë luajtur në dy ekipet më të mira të Spanjës për shumë vite.

Marrëveshjet me Marcelon dhe Alves do të ishin dhe në aspektin e marketingut diçka shumë pozitive ndaj drejtuesit e klubit nuk e kanë problem aspektin financiar e janë gati të bëjnë dhe çmendurira. Të dy lojtarët në anën tjetër duan që të qëndrojnë në nivele të larta e të fitojnë një ftesë për në botërorin e Katarit e promovimi në La Liga mund të jetë një mundësi e mirë.

Për Marcelon interesim ka dhe Milan, që mund t’i prishë llogaritë e Real Valladolid, ndërsa Alves është në radarët e Flamengos në Brazil, që kërkon ta rikthejë mbrojtësin në shtëpi. Alves tani është 39 veç, ndërsa Marcelo 34, por të dy kanë treguar se janë të gatshëm e kanë çfarë të japin ende në nivele të larta të futbollit europian.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...