Merkato

Reali dhe Barcelona duelojnë për talentin e Schalkes

Real Madrid dhe Barcelona shpesh përplasen në merkato për objektiva të përbashkët dhe kështu po ndodh për Thilo Kehrer të Schalke 04. Mbrojtësi i ri gjerman ka përfunduar në shënjestrën e dy gjigantëve spanjollë, që po kërkojnë përforcim për prapavijën.  21-vjeçari ka edhe një vit kontratë ndaj “Blutë Mbretërorë” janë të detyruar të negociojnë për shitjen e tij, për të mos e humbur me parametër zero, por dueli mes Realit dhe Barçës është në favorin e tyre, pasi do ta shesin për ofertën më të lartë, rreth 20 milionë euro.

 

To Top