Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Reali dhe Bayerni në gjysmëfinale, Juventusi eliminohet mes polemikave

Asnjë surprizë në mbrëmjen e dytë të çerekfinaleve të kthimit të Uefa Champions League, por Reali i Madridit arriti të siguronte biletën e gjysmëfinaleve mes drithërimave. Juventusi për pak sa nuk realizoi një përmbysje si ajo e Romës madje brenda në Santiago Bernabeu ndërkohë që Bayerni barazoi pa gola ndaj Sevillas në Munich duke avancuar më tej. Një penallti që krijoi shumë tension e kthyer në gol nga Ronaldo në sekondat e fundit të kohës shtesë i dha kualifikimin Realit të Zidane që u mposht me rezultatin 1-3 nga Juvja por avancoi më tej falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë në Torino. Kroati Mandzukic realizoi dy herë në pjesën e parë për italianët të cilët përfituan edhe nga një gafë e rëndë e Keylor Navas në fillimin e pjesës së dytë, duke shënuar edhe golin që barazoi përkohësisht shifrat me francezin Matuidi. Por atëherë kur ndeshja po i drejtohej shtesave, gjyqtari akordoi një 11-metërsh në favor të Los Blancos për një faull të Benatia ndaj Lucas Vasquez. Protestat e bardhezinjëve ishin të shumta aq sa Buffon u largua nga fusha me karton të kuq nga arbitri. Përballë Scezny-it, Ronaldo nuk fali duke e dërguar topin në këndin më të largët të portës për t’i dhënë kualifikimin në gjysmëfinale, Realit të Madridit mes polemikave që do të vazhdojnë gjatë. Në sfidën tjetër edhe pse u prodhuan shumë raste Bayerni dhe Sevilla barazuan pa gola. Edhe në Munich kishte tension në fund me gjyqtarin që nxorri me karton të kuq Correan. E pafat Sevilla në disa raste sidomos në fillimin e pjesës së dytë kur u ndal nga traversa. Falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë në Andaluzi, gjermanët avancuan në raundin e 4 skuadrave më të mira të Uefa Champions League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...