Futboll

Reali fiton edhe Superkupën e Europës

Reali i Madridit triumfon në Superkupën e Europës për vitin 2017. Skuadra e Zinedine Zidane fitoi trofeun e parë kontinental të sezonit, pasi mposhti në Shkup 2-1 Manchester United të Jose Mourinho. Edhe pse ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo qëndroi në stol, “Los Blancos” nuk kishin vështirësi dhe kaluan në avantazh me golin e Casemiros në minutën e 24-rt.

Në startin e pjesës së dytë Isco dyfishoi shifrat, duke i hapur rrugën suksesit të madrilenëve, me trajnerin Zidane që vazhdon të koleksionojë trofe. Kjo është kupa e gjashtë e fituar nga legjenda franceze në 20 muaj, prej emerimit te Reali në Janar 2016. Finalja e pestë e fituar në po kaq të luajtura. Zidane ndoshta nuk është mjeshtër i taktikës, por i dha një leksion edhe Mourinhos.

Zinedine Zidane

Ashtu si të gjithë në klub, jam i lumtur për këtë rezultat. Ne luajmë për ti fituar këto sfida të rëndësishme. Luajtëm një ndeshje të madhe, edhe pse vuajtëm paksa në pjesën e dytë. Triumfuam falë karakterit. Ky është vetëm fillimi, pasi sezoni është shumë i gjatë. Megjithatë, Reali i Madridit është padyshim një prej klubeve më të rëndësishëm në botë.

Manchester United nuk i mjaftoi goli i Lukakut në të 62-ën, me trajnerin Mourinhon që si zakonisht ngre polemika për një gol në pozicion jashtë loje të Realit.

Jose Mourinho

Mund të kishim bërë më mirë, por një prej golave të Realit ishte në pozicion jashtë loje. Nëse do të kishim pamjet video në fushë ndeshja do të mbyllej në barazim dhe do të luanim shtesat. Luajtëm përballë një skuadre me lojtarë fantastik dhe ndeshja mbeti e hapur deri në fund. Provuam shanset tona dhe e bëm Realin të vuante.

Pas suksesit, Reali konfirmoi se nuk ka rivalë në Europë, ku pas dy triumfeve radhazi në Champions, erdhi edhe fitorja e dytë radhazi në Superkupën e Europës, e katërta në historinë e klubit madrilen.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency