Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali fiton “El Clasicon” dhe kalon krizën te Barcelona

Reali i Madridit fiton 1-3 “El Clasicon” dhe largon krizën që kishte trokitur pas dy humbjeve radhazi me Cadizin në La Liga dhe Shaktharin në Champions. Një sukses shumë i rëndësishëm përballë rivalit të përjetshëm, që “saldon” pozicionin e Zinedine Zidane, drejt të cilit kishin nisur të hidheshin shigjeta për rezultat negative.

Pëson disfatën e parë në “El Clasico” në krye të Barcelonës Roland Koeman dhe të dytën radhazi në kampionat, çka tregon që do t’i duhet shumë punë dhe durim për ta ringritur aty ku duhet ekipin “blaugrana” pas traumës që pësoi në fund të sezonit dhe të kaluar, pasuar me vendimin e Messit për t’u larguar nga Katalunja.

Kjo supersfidë e zhvilluar në “Camp Nou”, pa praninë e tifozëve, nisi me spektakël, pasi që në minutën e 5-të Valverde, i shërbyer nga Benzema, e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë përballë Netos. Kundërpërgjigjja e Barcelonës që e shpejtë, pasi vetëm 3 minuta më pas Ansu Fati bëri detyrën pas asistit që mori nga Jordi Alba. Gjatë pjesës së parë të dyja skuadrat nuk i shfrytëzuan rastet e pastra të krijuara, ku mund të veçohet ai i minutës së 24-t, me Messin që pasi la në vend Sergio Ramosin dështoi përballë Courtois.

Barcelona ishte më kërkuese me nisjen pjesës së dytë, por nuk pati qetësinë e duhur për të shkuar deri te goli, për të ardhur më pas tek episodi i minutës së 61-të, kur Sergio Ramos u rrëzua në zonë pasi u mbajt prej fanelle nga Lenglet. Vetëm pasi kryesori i sinjalizuar nga sistemi VAR shkoi të shikonte pamjet e përsëritura, duke vendosur për 11-metërsh. Kapiteni Ramos mori përsipër ekzekutimin, duke i dhënë epërsinë për herë të dytë Realit.

Tentativat e Barcelonës në minutat në vazhdim rezultuan të pasakta, madje as ndërrimet e kryera nga Koeman nuk sollën ndonjë ndryshim në lojë, ndërsa në kohën shtesë Luka Modric shfrytëzoi një pasiguri të Netos për të vulosur fitoren 1-3.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...