Reali i Madridit fiton derbin spanjoll të merkatos me Barcelonën për futbollistin turk (mesfushor me tipare sulmuese), Arda Güler.
Klubi katalan, në fakt, dërgoi emisarë javën e kaluar në Turqi (udhëhequr nga drejtori i ri sportive, Deco) për të negociuar me Fenerbahcen transferimin e lojtarit 18-vjeçar, por vetë talenti në fjalë ka udhëtuar nga Bodrumi, ku po kalonte pushimet, për në Stamboll për të komunikuar vendimin e tij.
Lexo edhe:
- “Heronjtë” grekë të triumfit të Euro 2004 mblidhen 19 vite pas: E pamundura nuk ekziston!
- Nuk ka më dyshime, Firmino zyrtarisht futbollist i Al Ahlit
- Reali fiton “El Clasicon” e merkatos për talentin turk
- Zyrtare/ Ja kur e nis Ancelotti punën si trajner i Brazilit
Gjatë orëve të fundit, Reali i Madridit ndërhyri me prepotencë, duke e rritur ofertën nga 17.5 milionë, që ishte klauzola e largimit, në 20 milionë euro.
Madje klubi “merengues” ka pranuar që Fenerbahce ta mbajë 20% të kartonit në rast të rishitjes së futbollistit.
Sipas As, mungon vetëm firma që Guler të bëhet pjesë e “Los Blancos”.
