Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali fiton “El Clasicon” mes drithërimash, La Liga më e hapur se kurrë

 

Reali i Madridit fiton “El Clasicon” e dytë të sezonit dhe të tretën radhazi përballë Barcelonës, duke e ndezur edhe më shumë garën për titullin e La Ligas, që duket se do të jetë e ethshme deri në javën e fundit të kampionatit. “Los Blancos” triumfuan në një sfidë të pazakontë, që sidomos gjatë pjesës së dytë u kushtëzua sa i përket cilësisë nga reshjet e dendura të shiut, por gjithsesi nuk munguan spektakli dhe emocionet, që mbajtën të mbërthyer të pasionuarit e futbollit të bukur deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit.

“Los Blancos” u shfaqën të papërmbajtshëm gjatë pjesës së parë, teksa shënuan dy gola pa u mbushur gjysmë ore lojë, të parin me Karim Benzema, pas një prekjeje magjike me takë, dhe të dytin me Toni Kroos, me goditje të lirë, i ndihmuar edhe nga devijimi i topit.

Në minutën e 35-të shtylla dhe ter Stegen i mohuan golit e tretë Realit, ndërsa në shtesën e pjesës së parë këndorja direkte e Messit përfundoi në tranversë.

Në pjesën e dytë Barcelona ishte më e organizuar në lojën e saj dhe pas disa përpjekjesh shkurtoi në 2-1 diferencën me Miguezan, që devijoi drejt rrjetës topin e hedhur në zonë nga e majta nga Jordi Alba. Me fat ter Stegen në të 63-tën, teksa devijimi i topit të goditur nga Vinicius përfundoi në shtyllë.

Barcelona në minutat në vazhdim e mbylli në portë Realin, por nuk arriti të gjente hapësirat e nevojshme për të shkuar deri te goli. Braithwaite këmbënguli për 11-metërsh në minutën e 84-t, por kryesori nuk ishte i bindur për të bërë me shenjë nga pika e bardhë. Ndëshkimi i Caesmiros me dy kartonë të verdhë rresht në minutën e fundit e rriti adrenalinën në kohën shtesë. Në sekondat e fundit Moriba shkundi traversën, me Realin që duhet të falënderojë edhe Zotin për këtë fitore mes drithërimash në “Alferdo Di Stefano”. Reali me këtë sukses ngjitet në krye me 66 pikë, aq sa ka edhe Atletico, që do të luajë në fushën e Sevillas, ndërsa Barcelona mbetet e treta me vetëm një pikë më pak.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...