Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali fiton me Alaves dhe rifutet në lojë për titullin

Mund të quhet java e Realit të Madridit në Primera Division. Skuadra kampione në fuqi e Europës fitoi lehtësisht 3-0 me Alaves në “Santiago Bernabeu” duke përfituar dyfish; nga ndalesa e Barcelonës 2-2 me Valencian dhe nga humbja 1-0 e Atleticos së Madridit në fushën e Betisit.

Benzema në minutën e 30-të, Vinicius në të 80-ën dhe Mariano në kohën shtesë ishin autorë të golave për skuadrën e drejtuar nga Santiago Solari, që me këtë fitore kthehet në garë për titullin kampion. Barcelona mban vendin e parë me 50 pikë, 8 më shumë se “Los Blancos”, ndërsa Atletico renditet në vend të dytë me vetëm dy pikë më shumë rivalët ndërqytetas.

Është kthyer në formën më të mirë francezi Karim Benzema, i cili shënoi golin e 6-të në 4 ndeshjet e fundit të Realit, 2 në kampionat dhe 2 të tjera në Kupën e Mbretit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...