Merkato

Reali, gati të mbulojë në ar Mbappe, ja shifrat!

Tashmë është e qartë për të gjithë që Reali i Madridit është fiksuar pas Kylian Mbappesë dhe lajmet që vijnë nga Spanja e konfirmojnë. Sipas të përditshmes madrilene “Marca”, shumë pranë klubit “merengues”, Florentino Perez është gati ta peshojë në ar sulmuesin francez, nëse ky do të mbërrinte te Reali me parametra zero në 2022.

40 milionë euro neto në formë bonusi në momentin e firmës dhe një pagë prej 25 milionë eurosh neto në sezon. Shifra astronomike, sidomos në kohë pandemie, që demonstrojnë se te Reali janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për Mbappenë.

Kontrata e tij me Paris Saint Germain skadon pas më pak se një viti dhe duket se rinovimi nuk do të vijë. Futbollisti ia ka komunikuar synimin e tij për të lënë Parisin trajnerit Mauricio Pochetino dhe shokëve të skuadrës dhe për momentin nuk shihen mundësi për ndonjë prapakthehu, pavarësisht se Leonardo dhe Al Khelaifi po ndërtojnë një skuadër “yjesh” në këtë sesion të merkatos.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, në revistën zyrtare të klubit, Mbappe deklaronte se ëndrra e tij është që të fitojë Champions League me PSG, ndaj dhe është e mundur që të respektojë kontratën e tij dhe të tentojë një sulm të fundit për trofeun kontinental në sezonin e ardhshëm, para se të bashkohet me projektin e Realit të Madridit. Tratativa ka hyrë në fazë interesante dhe shifrat janë vërtet stratosferike. Pavarësisht një Europiani për t’u harruar nga Mbappe, Reali e dëshiron dhe me sa duket, me çdo kusht!

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency