Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Reali heq dorë nga Pogba dhe Eriksen, për mesfushorin e Napolit

Real Madrid ka ndryshuar objektiv në merkato sa i përket repartit të mesfushës. Pasi u përpoqën gjatë verës për të afruar Paul Pogba nga Manchester United dhe Christian Eriksen nga Tottenham, drejtuesit e “Los Blancos” tashmë kanë vendosur në qendër të vëmendjes një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, i cili është duke bërë një sezon fantastik në Seria A. Zërat e fundit rreth interesimit të madrilenëve kanë shtyrë drejtuesit e klubit të kaltër të rinovojnë sërish me mesfushorin në mënyrë që të rrisin edhe klauzolën në kontratën e tij, por deri tani palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Edhe pse presidenti De Laurentiis ka deklaruar shpesh herë se Fabian Ruiz nuk është në merkato, një ofertë e mirë mund ta bindte atë të hiqte dorë nga mesfushori spanjoll.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...