Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Reali i fiksuar pas 20-vjeçarit, ofron 90 mln € për talentin që po shkëlqen në Katar

Josko Gvardiol është vetëm 20 vjeç, lojtari i Leipzigut po luan Botërorin e parë në karrierë dhe po zhvillon performanca fantastike. Lojtari kroat është një nga mbrojtësit më të mirë deri tani në Katar 2022, kompeticion ku do të sfidojë Brazilin në çerekfinale.

Gvardiol i ka bërë të gjithë kroatët për vete, por jo vetëm. Paraqitjet e mira të lojtarit të nënkampionëve të botës kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura europiane, sidomos të Realit të Madridit.

Kampionët e Spanjës dhe Europës, e cilësojnë djaloshin nga Zagrebi si investimin e duhur për të ardhmen e prapavijës së skuadrës së Carlo Ancelottit dhe kanë përgatitur një ofertë të parefuzueshme nga drejtuesit e Leipzigut.

Shtypi iberik shkruan se presidenti Florentino Perez ka gati 90 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të kombëtares kroate, por gjermanët kërkojnë 100 milionë euro. Në akordin e Gvardiol me Leipzigun nuk ka asnjë klauzolë shitjeje.

Vetë lojtari është shprehur se ndihet i lumtur në Bundesliga, por vijimi i karrierës në “Santiago Bernabeu” nuk mund të refuzohet, ndërkohë që vetëm 10 milionë euro është diferenca mes ofertës spanjolle dhe kërkesës së drejtuesve të Leipzigut, shumë që mund të mbulohet me bonuse.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...