Rusi 2018

Reali i kushton shtrenjtë Lopeteguit, Spanja e shkarkon para Botërorit

Vendimi i Julen Lopeteguit për të nënshkruar me Realin e Madridit dhe për më tepër për ta publikuar këtë para fillimit të Botërorit, i ka kushtuar shtrenjtë.

Kjo pasi Federata Spanjolle e Futbollit nuk e priti aspak mirë këtë sjellje të trajnerit të “La Roja-s”, duke e shkarkuar vetëm disa orë para startit zyrtar të “Rusi 2018”.

Në konferencën për shtyp të paradites së sotme, zyrtarët e Federatës Spanjolle të Futbollit shprehën zhgënjimin e tyre në lidhje me sjelljen e Lopeteguit, që vetëm pak ditë më parë kishte rinovuar kontratën e tij në stolin e Spanjës.

“Jemi të detyruar të njoftojmë shkarkimin e Julen Lopeteguit, vetëm një ditë para startit zyrtar të Botërorit. Natyrisht që kjo nuk na shërben aspak, por ishim të detyruar të bëjmë këtë hap, pasi sjellja e Julen nuk ishte aspak në përputhje me vlerat dhe parimet e punës së Federatës Spanjolle të Futbollit. Shumë shpejt do të njoftojmë edhe se kush do të drejtojë skuadrën gjatë kampionatit botëror”, deklaroi presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit.

To Top