Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Reali e ëndërron, por për Tottenham, Kane vlen më shumë se Neymar

11 gola në 10 ndeshje ka realizuar Harry Kane me Tottenham Hotspur në këtë sezon. 24-vjeçari është konfirmuar edhe njëherë si një sulmues me cilësi të jashtëzakonshme. Përpara portës ai është një “killer” i vërtetë dhe për të jo më kot interesohen klubet më të mëdha të Europës. Reali i Madridit qëndron në rradhën e parë, pasi për presidentin e Los Blancos, Florentino Perez është pikërisht Kane objektivi i madh në merkato për verën e ardhshme.

Tottenham nga ana tjetër dëshiron ta mbajë edhe për shumë vite në skuadër, të paktën kjo është ajo që dëshiron presidenti “Gjelave” të Londrës, Daniel Levy. Megjithatë misioni do të jetë i vështirë duke parë interesimin e Realit për lojtarin. Por gjithsesi edhe Los Blancos nëse e duan sulmuesin duhet ti bëjnë mirë llogaritë pasi për drejtuesit e “Spurs”, Kane vlen më shumë se Neymar, pra kartoni i tij kushton më tepër se 222 milionë Euro, shifër kjo të cilën PSG e shpenzoi për të blerë brazilianin nga Barcelona.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...