Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Reali i Madridit humb legjendën, i vetmi që kishte fituar 6 Kupa të Kampionëve

Real Madridi, Spanja dhe futbolli botëror mbajnë zi për Francisco “Paco” Genton. Ish-“ylli” i klubit madrilen në vitet ‘50-‘60 është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. “Klubi i Realit, presidenti dhe Bordi i Drejtorëve shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e Francisco Gentos, president nderi i Realit dhe një nga legjendat më të mëdha të klubit tonë dhe të futbollit botëror”, thuhet në një deklaratë të Realit.

I lindur në vitin 1933, Gento ishte një nga futbollistët më të mëdha të futbollit spanjoll dhe më gjerë. Ai është i vetmi lojtar që ka fituar Ligën e Kampionëve gjashtë herë në karrierën e tij, pesë prej të cilave, radhazi.

Së bashku me Paolo Maldinin ai ka luajtur 8 finale të kompeticionit më të lartë evropian. Gento luajti me fanellën e Realit të Madridit midis viteve 1953 dhe 1971 në rolin e anësorit. Në 18 sezone fitoi 24 tituj dhe shënoi 182 gola. Ai ka veshur fanellën e kombëtares spanjolle në 43 raste, duke shënuar pesë gola.

Në dhjetor 2015 ai u bë President Nderi i Real Madridit, një post që e mbajti deri në vdekjen e tij.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...