Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Reali i Madridit interesohet për Icardin, por 110 milionë euro nuk mjaftojnë më!

Jo vetëm Hazard, Mbappe, Neymar e Kane pasi edhe Mauro Icardi është një objektiv për sulmin e Realit të Madridit. Lajmi raportohet nga gazeta prestigjoze Marca që qëndron shumë pranë klubit merengues. Por Florentino Perez është kujtuar me vonesë pasi tashmë ajo klauzolë prej 110 milionë eurosh siç shkruan Marca ka skaduar dhe për t’i shkëputur kapitenin Interit, Reali duhet të paguajë shumë më tepër se 110 milionë euro. Sipas Marcas Reali mund të gjejë te Icardi njeriun gol që mund të zëvendësojë mësëmiri Ronaldon por edhe Benzemanë i cili gjithashtu mund të largohet gjatë kësaj vere. Megjithatë klubi zikaltër nuk ka asnjë motiv për ta shituar kapitenin dhe duke parë edhe dëshirën e sulmuesit argjentinas për të qëndruar te Interi që pritet t’i rinovojë kontratën, bomberi nga Rosario do të mbetet thjeshtë një objektiv i paarritshëm për Los Blancos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...