Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Reali i Madridit kërkon Icardin për sulmin, por pa Wanda Narën

Real Madrid interesohet për Mauro Icardin, por pa Wanda Narën. Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, klubi madrilen dëshiron të afrojë sulmuesin argjentinas si zëvendësues të Karim Benzema, por ka si kusht që të mos negociojë me Wanda Narën, bashkëshortja-menaxhere e Icardit.

Ky i fundit nuk bën më pjesë në planet e PSG-së dhe nuk u grumbullua për transfertën ndaj Clermont mbrëmjen e djeshme, teksa në moshën 29-vjeçare është i shtrënguar t’i japë drejtim një karriere në rënie që prej transferimit në kryeqytetin francez.

Mundësia për t’u transferuar te Reali është sa e papritur, aq edhe joshëse për Icardin, që nën urdhrat e Carlo Ancelottit mund të nisë një jetë të re sportive dhe të rikthehet në nivelet më të larta, megjithatë më parë duhet të bëjë llogaritë me bashkëshorten e tij.

Prej kohësh çifti po kalojnë probleme të ndryshme dhe thashethemet flasin që shumë herë kanë qenë në prag të divorcit, ndaj një kërkesë e icardit për t’u përfaqësuar nga një tjetër menaxher, mund të komplikojë edhe më shumë marrëdhëniet bashkëshortore.

Megjithatë në Madrid janë të vendosur të mos ulen në tavolinë me Wanda Narën dhe tani i takon Icardit të vendosë të ndërrojë menaxher, për të hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...