Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Reali i Madridit në zi, ndahet nga jeta portieri legjendar!

Reali i Madridit në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare Andres Avelino Junquera, ish-portier legjendar i Los Blancos. Junquera ka mbrojtur portën e Realit nga viti 1966 deri në vitin 1975 duke fituar edhe 8 trofe, 5 tituj të La Ligas dhe 3 Copa del Rey.

Në vitin e tij të dytë me fanellën e “Los Blancos”, që përkon me sezonin 1967-68, spanjolli fitoi çmimin “Zamora”, një vlerësim për portierin më të mirë të sezonit.I lindur në vitin 1946 në Asturias të Spanjës, karrierën Junquera e nisi me skuadrën e Langero, nga ku kaloi në Madrid, ndërsa në fund e mbylli me skuadrën e Real Zaragoza.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...