Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali i Madridit nuk heq dorë nga De Gea

Real Madrid rikthen vëmendjen tek portieri i Manchester United David De Gea, për të cilin po përgatitet të ofrojë 63 milion paund në merkaton e verës. 27-vjeçari ishte shumë afer transferimit tek gjigandët spanjollë në gushtin e  2015-ës,por  Los Blancos nuk mundën të përfitonin shërbimet e futbollistit për arsye burokratike.Për madrilenët duket se është domosdoshmeri një portier i ri duke marrë parasysh se Keylor Navas nuk po bën paraqitje fort të mira në këtë sezon. Nga ana tjetër nuk mund të thuhet me siguri nëse kjo transfertë e dëshiruar nga klubi i Perezit mund të realizohet,sepse është e ditur tashmë që trajneri i Manchester United, Jose Mourinho nuk parapëlqen t’i shese lojtarët me potencial që ka në skuader. Megjithatë  mundesitë per t’a joshur portugezin janë të mëdha nëse skuadra kryeqytetase ofron në shkëmbim  Bale dhe Varane,të cilët janë shënjestruar nga 54 vjeçari.Kontrata aktuale e numrit një me “Djajtë e Kuq”  përfundon në Vitin 2019, por klubi anglez ka mundesi të zgjasë afatin e marrëveshjes me një vit më shumë, pasi në kontratë është përfshirë opsioni i rinovimit. Megjithatë deri në merkaton e verës çdo gjë mund te ndodhë. Vlen për t’u permendur se De Gea eshte në formë të jashtëzakonshme këtë sezon dhe kjo pasqyrohet edhe ne 12 ndeshjet ne Premier Lige, ku në 8 prej tyre,iberiku e  ka ruajtur porten te paprekur.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...