Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali i Madridit udhëton në Katalunjë, për t’u shkëputur i vetëm në krye të renditjes

Barcelona u ndal sërish dje në një barazim 2-2 në transfertën ndaj Celta Vigos dhe ndonëse mori përkohësisht kreun e renditjes me një pikë më shumë se Reali i Madridit, u dha mundësinë këtyre të fundit që të shkëputen të vetëm në krye, nëse fitojnë sfidën e radhës, që përkon pikërisht me një transfertë në Katalunjë përballë Espanyolit.

Los Blancos ishin të parët që u izoluan dhe u futën në regjim karantine, sepse sic dihet njëri nga basketbollistët e ekipit të Realit rezultoi pozitiv me virusin COVID-19, sidoqoftë shkëputja për shkak të ndërprerjes së gjatë dhe masave shtrënguese që iu imponuan futbollistëve për shkak të pandemisë së koronavirusit duket se nuk ka influencuar aspak te lojtarët e skuadrës madrilene.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Zinedine Zidane është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme duke fituar katër ndeshjet që ka luajtur deri tani. Los Blancos kanë përfituar edhe nga kalendari i favorshëm, sepse futbollistët e skuadrës madrilene kanë patur privilegjin për të luajtur 3 nga 4 sfidat e radhës pikërisht në qendrën stërvitore “Ciudad Real Madrid”, më saktë në Valdebebas, në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, ku ekipi bën edhe stërvitjen e përditshme, sidoqoftë përveç Eibarit dhe Mallorcës, formacioni madrilen është përballur gjithashtu edhe me Valencian dhe Sociedadin, me këta të fundit madje në “Anoeta”, një fushë shumë e vështirë, për më tepër ishte pikërisht klubi bask që i eliminoi Los blancos nga Kupa e Mbretit, që në fillimin e muajit shkurt, pas triumfit 4-3 në fazën çerekfinale brenda në Santiago Bernabeu.

Në takimin e fundit, të mërkurën në mbrëmje, pavarësisht disa ndryshimeve të bëra në formacion nga trajneri francez, Reali u duk sikur shfaqi shenja lodhjeje, sidoqoftë me nga një gol për çdo pjesë misioni duhet të konsiderohet si i përmbushur. Detyra e radhës duket elementare për rekordmenët e kampionatit spanjoll, pasi Reali do të masë forcat me ekipin e Espanjolit, që pozicionohet i fundit në Primera Division. Klubi katalanas u rikthye pas pandemisë së koronavirusit me fitoren ndaj Alaveshit në shtëpi, madje në ndeshjen pasardhës bardheblutë bllokuan edhe ekipin e Getafe-s brenda në “Coliseum Alfonso Perez”, sidoqoftë humbjet me Levanten dhe Betisin e rendisin Espanjolin në fundin e klasifikimit, në kuotën modeste të 24 pikëve, plot 8 pikë larg Eibarit, ekipit që pozicionohet ngjitur me zonën e ftohtë.

Reali do të bëj çmos për të siguruar 3 pikët e radhës, duke patur parasysh që në fillimin e muajit korrik në harkun e vetëm katër ditëve ekipi madrilen do të përballet me kundërshtarë si Getafe dhe Athletic Bilbao. Pritet një lloj reagimi nga ekipi i Espanjolit sidomos pas vendimit të drejtuesve për të shkarkuar trajnerin Abelardo pas disfatës me Betisin në Andaluzi. Krerët e Klubit ia kanë besuar timonin e skuadrës deri në përfundimin e këtij sezoni ish-lojtarit të këtij ekipi, 43-vjeçarit Francisco Rufete, megjithatë vlen të kujtohet gjithashtu fakti që në ndeshjen e parë të vitit 2020 bardheblutë frenuan Barçën në derbi, në një barazim me rezultatin 2-2.

Vendasit nuk kanë probleme me formacionin, ndërsa Los Blancos përveç dyshes së dëmtuar Luka Jovic-Lucas Vazquez nuk do të kenë as lojtarë si Luka Modric dhe Ferland Mendy që nuk do të jenë për shkak të kartonëve. Takimi do të luhet në orën 22:00 në “Cornella de Llobregat” dhe vlen të kujtohet fakti se Reali i Madriditi ka fituar 14 nga 15 përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave në të gjithë kompeticionet.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...