Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Reali jep katër lojtarë për të marrë Pogbanë nga Manchester United

6. Paul Pogba – 28 milionë euro

Nëse për Juventusit kthimi i Paul Pogbasë është bërë një mision i pamundur për shkak të kërkesave të larta ekonomike si të francezit dhe të Manchester United, për Real Madridin rruga që çon mesfushorin në “Bernabeu” është ende e hapur. Zidane e vlerëson shumë Pogbanë, madje trajneri i Realit do të ishte i gatshëm të sakrifikonte katër lojtarë për të siguruar mesfushorin e “Djajve të Kuq”.

“Los Blancos: nuk frikësohen nga kërkesat e larta ekonomike të United dhe as nga paga e lartë e kampionit të botës. Edhe rezistenca e trajnerin Ole Gunnar Solskjaer për ta mbajtur futbollistin nuk ka dhënë ndonjë efekt. Sipas “The Sun”, plani i Realit është t’i ofrojë Manchester United për të mbërritur te Pogba këta lojtarë: James Rodriguez, Odegaard, Lucas Vazquez e Brahim Diaz. Në këtë mënyrë, presidenti Florentino Perez do ta kapërcente pengesën e 100 milionëve. Me krizën e rëndë financiare që ka shkaktuar Koronavirusi, strategjia e shkëmbimit të lojtarëve mund të rezultojë më efikase.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...