Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali kundër FIFA-s, Ancelotti: Refuzojmë Botërorin për Klube

E bujshme: Reali i Madridit nuk do të marrë pjesë në Botërorin për Klube 2025, lajm që u dha nga trajneri Carlo Ancelotti. Formati ka ndryshuar dhe prej vitit të ardhshëm do të marrin pjesë 32 skuadra në këtë kompeticion.

Botërori për Klube, që me formatin e ri do të organizohet 1 herë në 4 vjet, do të mbahet në periudhën qershor-korrik 2025. Në SHBA. Në të njëjtat data si Kupa e Botës një vit më vonë (2026). 32 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë:

Lexo edhe:

4 nga Konfederata Afrikane, 4 nga Konfederata Aziatike, 4 nga Konfederata Amerikano-Veriore, 1 nga Oqeania, 6 nga Konfederata Amerikano-Jugore dhe 12 nga ajo Europiane. Dhe një nga vendi organizator.

FIFA harron që skuadrat dhe futbollistët nuk do të marrin pjesë në Botërorin e ri për Klube… Një ndeshje e vetme e Realit vlen 20 mln euro, ndërkohë që FIFA dëshiron të na japë këtë shumë për gjithë turneun.

Ne do ta refuzojmë ftesën për të marrë pjesë në Botëror. Njësoj si ne do të veprojnë edhe shumë klube të tjera, nuk do të pranojnë pjesëmarrjen vitin e ardhshëm”, u shpreh tekniku emilian.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...