Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

R. Madrid i mbyll derën Juves për Kovacic

Reali Madridit i mbyll derën Juventusit. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, klubi “Los Blancos” i ka thënë jo, ofertës prej 75 milionë Euro, të bërë nga ana e bardhezinjve për mesfushorin, Mateo Kovacic. Tekniku i Realit, Zinedine Zidane, e cilëson kroatin si të pashitshëm, pasi beson shumë te aftësitë e tij. Pavarësisht shumës së ofruar, drejtuesit e klubit dhe trajneri kanë qënë të vendosur në përgjigjen e tyre. Dy sezonet e para për 23-vjecarin me fanellën e klubit merenges nuk kanë qënë nga më të mirat.

Në 74 paraqitje vetëm tre gola të realizuar dhe shumë pak minuta në dispozicion, por mesa duket tashmë Kovacic ka fituar besimin e Zidane, një gjë të tillë e verteton dhe aktivizimi i tij si titullarë në dy takimet e finales së Super Kupës së Spanjës kundër Barcelonës. Për  23-vjecarin duket se ka ardhur momenti i tij, fakti që ai konsiderohet si i pashitshëm nuk lë vend për dyshime.  Transferimi i Kovacic nga Interi te Reali i Madridit, i kushoti arkave të kampionëve të spanjës 35 milionë Euro. Ndërkohë nga ana tjetër kroatit nuk i ngelet gjë tjetër vecse tia shpërblejë besimin e dhënë trajnerit  Zidane.

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...