La Liga

Reali mbyll me sukses javën e parë të stërvitjes, ka entuziazëm për rifillimin e kampionatit

Java e parë e grumbullimit në Valdebebas riktheu atmosferën pozitive dhe shërbeu për të përmirësuar ndjeshëm gjendjen fizike të lojtarëve të Realit të Madridit. Kështu skuadra “merengues” mbylli pjesën e parë të fazës stërvitore dhe situata është shumë më e mirë nga ç’pritej. Nga dita e hënë trajneri Zinedine Zidane pritet të fillojë të stërvitë një 11-she, por kuptohet duke evituar kontaktet e afërta ndërmjet futbollistëve. Teksa Komuniteti Madrilen po vuan akoma disa masa shtrënguese, gjërat janë ndryshe për “los blancos”.

Java e para e punës te Reali që kur autoritetet vendase lejuan skuadrat për t’iu rikthyer fazës stërvitore nën masa të forta sigurie, duke respektuar në këtë mënyrë protokollin e përcaktuar nga krerët e Ligës, ka lënë një shije vërtet shumë të mirë te drejtuesit e klubit. Natyrisht bëhet fjalë për një situatë krejtësisht të pazakontë, që nuk është përjetuar kurrë më parë, por sidoqoftë gjërat në përgjithësi duken mirë dhe probleme të mëdha fizike apo dëmtime nuk ka patur.

Të vetmit që kanë hasur probleme të vogla në këtë aspekt janë dy sulmuesit Mariano Diaz dhe Luka Joviç, ndërsa pjesa e tjetër e kontigjentit të futbollistëve e ka përballuar mirë ngarkesën fizike të javës së parë pas rikthimit nga karantina për shkak të pandemisë së koronavirusit, madje në qendrën stërvitore të Realit nuk janë regjistruar as probleme muskulore. Tani pritet hapi i radhës, pasi qeveria spanjolli ndezi dritën jeshile për të bërë ndryshimet e nevojshme, duke lehtësuar ndjeshëm masat e mëparshme, ndryshime që natyrisht lejojnë lojtarët e Realit apo dhe pjesën tjetër të skuadrave profesioniste për të kaluar nga stërvitja në grupe të reduktuar me nga 6 futbollistë, në ndarje të tjera me nga 10 lojtarë për çdo minigrup.

Një javë e veçantë pas masave lehtësuese që u shfrytëzua në maksimum edhe nga përgatitësi fizik, 47-vjeçari francez Gregory Dypont, që ka verifikuar një gjendje të mirë të lojtarëve si dhe një atmosferë pozitive te të gjithë. Në fakt La Liga ka hartuar një protokoll të veçantë, që korrespondon me fazën e tretë përgatitore, por që për hir të së vërtetës nuk duhet të ngatërrohet me protokollin sanitar, që përshkallëzohet në faza të tjera të gjendjes së alarmit. Në lidhje me masat e reja gjithçka përsa u përket klubeve të kampionatit spanjoll do të bëhet me bashkërendimin e vetë mjekëve respektivë të skuadrave.

Kalimi në këtë fazë të dytë do t’i mundësojë trajnerit Zidane provimin e disa varianteve të ndryshme që janë më pranë realitetit, ndërsa në krahun tjetër është e qartë që futbollistët vetë do t’iu nënshtrohen ngarkesave më të mëdha fizike. Zidane do të ketë rastin për të eksperimentuar diçka më tepër përsa i përket formacionit, sigurisht me vetëm 10 futbollistë, pra pa portierin, ku gjithsesi mbetet për t’u respektuar distanca prej 2 metrash nga njëri–tjetri. Seancat stërvitore do të vijojnë pa kontakt, ndërsa ndeshjet brenda grupit nuk janë ende të lejuara.

Pra kjo fazë e dytë pritet të forcojë ndjenjën e stërvitjes në grup dhe rikthimit në normalitet, krejt ndryshe nga faza hapëse që shërbeu për kalimin nga situata e karantinimit në grumbullimin e lojtarëve në Qendrën Stërvitore dhe kontrollet apo testet që janë përcaktuar në protokollin e zyrtarizuar nga drejtuesit në Primera Division.

Në mungesë të sfidave në fushën e lojës gjërat duken mirë dhe kontigjenti i futbollistëve për momentin është kufizuar thjesht në komentimin përmes shakave të ndeshjeve të Bundesligës apo festimit të çuditshëm të golave në kampionatin gjerman, sidoqoftë klubi është gati që tani edhe për fazën e katërt, që nënkupton stërvitjen e plotë të futbollistëve në grup, gjithsesi kjo mbetet faza më e rëndësishme dhe afati kohor i fillimit të stërvitjes në grup në mënyrë të kuptueshme nuk është në dorën e drejtuesve të klubit madrilen.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency