Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali me mungesa sfidon Alaves, për të shkuar sërish në +4 ndaj Barçës!

Reali i Madridit do të synojë ta thellojë sërish në +4 pikë avantazhin në renditje ndaj Barcelonës, në takimin ndaj Deportivo Alaves, ndeshje që mbyll javën e 35-të të La Ligas. Përballë baskëve që luftojnë për mbijetesë Los Blancos nuk do ta kenë të thjeshtë por me formën që ka treguar skuadra e Zidane me rikthimin e futbollit pas pandemisë, gjasat janë që merenguesit të marrin tre pikët e radhës. Në këtë sfidë për shkak kartonësh trajneri francez i Realit nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarët e tij më të mirë në prapavijë, kapitenin Sergio Ramos që ka bërë edhe rolin e goleadorit në javët e fundit dhe mbrojtësin e djathtë Dani Carvajal, ndërsa në dyshim janë edhe Nacho, Varane, Hazard e Vinicius Jr. Nëse mposht Alavesin, Reali jo vetëm që do të regjistrojë fitoren e 8-të rresht por mund t’i lejojë vetës edhe dy barazime në 3 javët e fundit dhe mund të fitojë sërish titullin. Sfida Real Madrid-Alaves luhet në orën 22:00 dhe do të transmetohet live në Supersport.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...