Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali me të dyja duart te titulli, Barcelona tani s’beson as te mrekullitë

Real Madrid tashmë e ka mbërthyer me të dyja duart trofenë e La Ligas. “Los Blancos” nuk kanë nevojë të fitojnë në dy ndeshjet e fundit për t’u shpallur matematikisht kampion. Mjaftojnë dy barazime (sigurisht edhe një fitore), që Barcelona të abdikojë nga froni dhe klubi “merengues” të festojë titullin e 34-t në histori.

Edhe Zidane, i cili deri dje ishte i vendosur në idenë e tij për të mos bërë llogari, e sheh titullin praktikisht të fituar. Nëntë fitoret radhazi të arritura pas pauzës së gjatë për shkak të COVID-19 i japin mundësi Realit që të shpallet kampion edhe nëse lë 4 pikë në dy takimet e mbetura.

Reali pret të shpallet matematikisht kampion të enjten, kundër Villarrealit, në orën 21:00, në stadiumin “Alfredo Di Stéfano”. Skuadra e Zidane do të kërkojë ta mbyllë pikërisht në fushën e saj çështjen e titullit, pa qenë nevojë që të futet në stres në takimin përmbyllës të kampionatit, ndaj Leganesit, që mund t’i duhet patjetër fitorja për të siguruar mbijetesën.

Po Barcelona? Katalanët mund të presin vetëm për mrekullinë, që as vetë nuk e besojnë. Osasuna dhe Alavés do të jenë rivalët e tyre, por shpresat janë minimale. Vetëm një fitore e Villarrealit në “Di Stéfano” do ta rihapte garën e titullit, që tani vetëm Real Madridi mund të humbasë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...