La Liga

Reali merr fitoren e tetë radhazi dhe vendos një dorë mbi titull, Granada fiton ndaj Sociedad

Reali i Madridit vrapon drejt titullit kampion, pasi mbrëmjen e sotme mposhti me rezultatin 2-0 Deportivo Alavesin, duke regjistruar fitoren e tetë radhazi, në po kaq ndeshje të zhvilluara që prej rifillimit të kampionatit.

“Los Blancos” dominuan totalisht sfidën në “Valdebebas” dhe arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 11’ të takimit, kur golshënuesi i skuadrës Karim Benzema ekzekutoi saktë një penallti të akorduar nga arbitri kryesor i takimit për një faul në dëm të mbrojtësit francez Mendy.

Në fillim të pjesës së dytë ishte fantazisti spanjoll Marcos Asensio, i cili pasi mori një pasim nga Benzema, shënoi edhe golin e dytë për Realin e Madridit, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes dhe duke shtuar tre pikë në renditjen e përgjithshme.

Në minutat e mbetura trajneri francez Zinedine Zidane kreu disa zëvendësime për të racionalizuar forcat, ndërsa miqtë nga Alaves u treguan të pafuqishëm për të rihapur takimin, duke bërë që rezultatai të mbetej i pandryshuar deri në vërshëllimën finale.

Me këtë fitore Reali e çon sërish në 4 pikë diferencën nga Barcelona e vendit të dytë dhe kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi i kampionatit, mund të thuhet me plot gojën se ka vënë një dorë mbi titullin kampion.

Më herët Granada fitoi me rezultatin 2-3 në transfertën baske ndaj Real Sociedadit, e cila ishte edhe një sfidë direkte për një vend në zonën europiane të renditjes. Pjesa e parë foli për Granadën që shënoi dy herë, ndërsa Sociedad riktheu baraspeshën, por vetëm në minutat e fundit pësoi golin që i kushtoi humbjen.

Tani Sociedad mbetet në vendin e 7 me 51 pikë, por Valencia e Granada janë vetëm një pikë larg dhe mund t’i marrin vendin e fundit që të jep një biletë për në Europa League.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency