Reali i Madridit fiton edhe sfidën e dytë ndaj Gironas në çerekfinalet e Kupës së Spanjës dhe kualifikohet në gjysmëfinale pa shpenzuar shumë energji. Pas suksesit 4-2 në ndeshjen e parë Los Blancos triumfuan lehtësisht edhe në Katalunjë me rezultatin 1-3 duke prerë biletën e gjysmëfinales. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të skuadrës së Solarit falë dygolëshit të Karim Benzema. Në fraksionin e dytë Girona shënoi golin e vetëm me Porron ndërsa fitorja e Realit u vulos nga Marcos Llorente me Reali që avancoi më tej me rezultat të përgjithshëm 7-3. 4 skuadrat e kualifikuara në fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit janë Valencia, Real Betis, Barcelona dhe Reali i Madridit.
