Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Reali në kërkim të një qendërmbrojtësi, katër emra në listën e drejtuesve

Largimi i dyshes Ramos-Varane këtë verë, ka lënë një boshllëk në prapavijën e Realit të Madridit, të cilin austriaku David Alaba nuk mund ta mbushë i vetëm, ndaj drejtuesit e klubit spanjoll janë vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Sipas mediave spanjolle, emrat që po ndiqen me interes nga Florentino Perez dhe drejtues të tjerë të Realit, janë dy gjermanët Mathias Ginter dhe Antonio Rudiger, të cilët luajnë përkatësisht te Borussia Monchengladbach dhe Chelsea, dhe që të dy kanë refuzuar të rinovojnë kontratën që u skadon në fund të sezonit.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Realit kanë prioritet këta lojtarë, pasi mund t’i marrin me parametra zero dhe paratë që kanë në arka, t’i investojnë për t’u përforcuar në të tjera reparte.

Megjithatë trajneri Ancelotti ka vënë prioritet brazilianin e PSG-së, Marquinhos dhe sllovakun e Interit, Milan Skriniar, i cili është përmirësuar ndjeshëm në dy sezonet e fundit dhe po tregon se është gati të luajë në nivelet më të larta të futbollit europian.

Problem për këta dy futbollistë mbetet fakti që kanë kontrata afatgjata me klubet përkatëse dhe vlerësohet rreth 60-70 milionë euro nga këta të fundit, shifra këto që vështirë se mund të paguhen nga Perez, që preferon të investojë kryesisht në repartin e sulmit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...