Te Reali i Madridit, të gjithë krah Vinicius Jr., që për të disatën herë u sulmua nga tifozët me fyerje raciste në stadiumet spanjolle.
Brazilianit do t’i bëhen nderime nga klubi dhe tifozët “merengues” gjatë dhe pas ndeshjes kundër Rayo Vallecanos, e planifikuar për t’u zhvilluar këtë të mërkurë në “Santiago Bernabeu”.
Mediet në Spanjë njoftojnë se do të zbulohet një pankartë kundër racizmit dhe kulmi do të jetë në minutën e 20-të (numri i fanellës së lojtarit), kur i gjithë stadiumi do të thërrasë emrin e tij dhe do të këndojë kundër intolerancës.
Lexo edhe:
- “Do i jap para nga rroga ime”, Martinez: Messi le të vijë tek Aston Villa!
- DigitAlb – Zgjedhja e vetme për Shqiptarët dhe Diasporën
- Në Champions pas 20 vitesh, trajneri i Newcastle ul entuziazmin: Mos prisni merkato të “çmendur”
- Arteta zbulon zëvendësuesin e Xhakës, në shënjestër kapiteni i rivalëve të Premier League
Vetë braziliani mund të jetë në fushë, pasi me një vendim të paprecedentë, Komiteti i Konkurrencës e shfuqizoi kartonin e kuq që mori në Mestalla.
Fillimisisht ishte parashikuar që deshjen Vinicius ta ndiqte krah presidentit Perez, i cili dëshiron të mbrojë me çdo kusht talentin e tij: Vinicius “meriton të gjithë mbështetjen në këtë moment”.
