Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Paradoksi me kontratën e Bellinghamit, Dortmundi pasurohet më shumë nëse e humb finalen e Championsit

Jude Bellingham la Dortmundin në verë për t’u transferuar tek Real Madrid. Anglezi po shkëlqen me fanellën e “Los Blanocs”, me të cilën fitoi titullin kampion në Spanjë, e tani do të tentojë dhe trofeun e Champions League, pikërisht përballë ish-skuadrës së tij. Sulmuesi I kushtoi Realit 103 milionë euro, por në kontratën e firmosur mes klubeve ekzistojnë dhe disa klauzola bonusesh, që Dortmud mund të marrë akoma dhe më tepër.

Sipas marrëveshjes, nëse Reali fiton Champions, atëherë do detyrohen ti paguajnë Dortmundit 6 milionë euro, ndërsa nëse Bellngham do të futet në formacionin më të mirë të Champions do t’i japë dhe 3 të tjera. Finalistja e Championsit, e cila nuk e ngre trofeun merr nga UEFA rreth 15 milionë euro, ndërsa fituesja e trofeut 20 milionë euro.

Lexo edhe: 

E thënë më thjeshtë, sido  të shkojë puna në finale, Dortmundi do të arkëtojë më tepër së paku 20 milionë euro në rastin më të keq, vetëm si finalist e falë klauzolave të Bellingham. Diçka që natyrisht merr thjeshtë nota kurioziteti, pasi dihet se fituesja e trofeut më të rëndësishëm europian sjell shumë më tepër të ardhura falë sponsorëve dhe marketingut, pasi Reali, nëse fiton Championsin, kurrsesi nuk mund të fitojë më pak se Dortmundi, sado të paguajë te verdhezinjtë për Bellinghamin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...