Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Reali/ Nuk arrin të rikuperohet, humbet finalen e Championsit

Aurelian Tchouameni nuk ia del dot. Mesfushori francez pësoi një frakturë në gjysmëfinalet e Championsit përballë Bayern Munich.

24-vjeçari bëri gjithçka për t’u rikuperuar për finalen e madhe të 1 qershorit kundër Borussias së Dortmundit.

Madje fluturoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u kuruar nga një specialist, por asnjë dobi.

Shtypi spanjoll raporton se Tchouameni nuk do të jetë i gatshëm për Carlo Ancelottin për finalen e Wembleyt.

Lexo edhe:

Lojtari do të bëjë tifo për shokët e skuadrës me shpresën dhe besimin se ata do të sigurojnë trofeun e 15-të në historinë e klubit.

Objektivi i mesfushorit është Euro 2024 me Francën. Didier Deschamps do të ketë kohë deri në datën 7 qershor për listën zyrtare të “Gjelave”.

Trajneri i kombëtares franceze u shfaq optimist në lidhje me rikuperimin e kampionit të Spanjës me “Los Blancos”.

Dhe Tchouameni ka kohë të mjaftueshme në dispozicion për t’u rikuperuar qetësisht dhe pa nxitur për Euro 2024, që do të organizohet në Gjermani në periudhën 14 qershor-14 korrik.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...