Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali “nuk vdes kurrë”, përmbys Sevillan dhe hipotekon titullin

Reali i Madridit dha një tjetër provë që vërteton se është ekip i madh. Kryesuesit e La Ligas triumfuan me përmbysje 2-3 në fushën e Sevillas, edhe pse e mbyllën pjesën e parë në disavantazh të dy golave. Rodrygo, Nacho dhe i zakonshmi Benzema kthyen në favor një sfidë që dukej e humbur deri në minutën e 50-të.

Në “Sánchez Pizjuán” Sevilla e nisi furishëm ndeshjen, duke shënuar që në minutën e 21-të me Ivan Rakitic e sikur të mos mjaftonte goli i kroatit për të entuziazmuar tifozët vendës, vetëm katër minuta më vonë e tundi rrjetën edhe Erik Lamela, me “Los Blancos” që shkuan në dhomat e zhveshjes nën dy gola.

Por Reali nuk është nga ato skuadra që mund të gjunjëzosh lehtë. Ekipi i Ancelottit e nisi me tjetër ritëm e grintë pjesën e dytë, duke ngushtuan fillimisht diferencën me golin e Rodrygos në të 50-tën, për të ardhur më pas te finalizimi i Nachos që barazoi shifrat në të 83-tën.

Emocionet ishin të jashtëzakonshme në minutat e fundit, pasi sapo nisi koha shtesë Karim Benzema shënoi golin e përmbysjes së madhe (2-3), që praktikisht i siguron titullin kampion Realit, pasi me diferencën prej 15 pikësh me Barcelonën, duket e paimagjinueshme që të rrezikohet vendi i parë, edhe pse katalanët kanë dy ndeshje më shumë për të zhvilluar.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...