La Liga

Reali, pa alibi në “Mestalla”, Villarreali pret Sociadadin

Pas eliminimit historik të Realit në Kupën e Mbretit nga një kundërshtar modest si Leganes nuk ka më fare vend për alibi dhe trajneri Zinedine Zidane tashmë është vënë në shënjestër nga të gjithë, presidenti, ambienti i trazuar madrilen, por mbi të gjitha nga vetë shtypi spanjoll, që këto kohë nuk po kursehet më, por është duke sulmuar pa mëshirë për zgjedhjet e tij tepër të diskutueshme në formacion, zëvendësimet e kryera si dhe për protagonizmin krejtësisht të pashpjegueshëm, në merkato, në një klub tepër të pasur si Reali, që renditet i dyti në planet pas klubit të famshëm anglez Manchester United. “Los Blancos” këto kohë duket sikur nuk kanë më as alternativa dhe ndryshimet e shpeshta në formacion, që dikur funksiononin tashmë nuk japin më kurrfarë rezultati, por natyrisht që një gjë e tillë është e kuptueshme, duke patur parasysh vendosmërinë e Zizusë për të larguar nga ekipi lojtarë të tillë si Moratta, Pepe, James, Danilo, Mariano dhe Fabio Coentrao, si dhe besimin e verbër të trajnerit francez te shumë lojtarë të rinj që ka aktualisht në dispozicion. Nuk kishte ndodhur kurrë që Reali të eliminohej në Kupë pasi kishte fituar më parë ndeshjen e vajtjes larg Bernabeut, kështu që i vetmi objektiv sezonal tani mbetet thjesht Championsi, por pyetja që lind natyrshëm është a do të mbërrijë dot Zidane deri te festa e Shën Valentinit? Koha kalon shpejt, gjithsesi dhe skuadra “merengues” duhet të hedhë pas krahëve zhgënjimin dhe zemërimin e tifozëve, teksa do të vizitojë në “Mestalla” Valencian e vendit të tretë, që, gjithsesi, ka ndryshuar shumë dhe nuk është më skuadra që sezonin e kaluar e mbylli kampionatin me gjysmën e pikëve, krahasuar me Realin. Në Komunitetin Valencian në orën 16:15 sigurisht Zizu do të rikthejë gjithë artilerinë e rëndë, që ka në dispozicion, për të sulmuar të paktën vendin e dytë në Primera Division, që, si për ironi të fatit, aktualisht mbahet nga rivalët e urryer të Atletikos. Kuptohet që bëhet fjalë për një objektiv mëse të arritshëm, nëse merret parasysh fakti që mbetet për t’u rekuperuar gjithashtu edhe takimi i prapambetur pikërisht me Leganes, për më tepër që vëmendja e Valencias së Marselinos është e gjitha te gjysmëfinalja e parë në Kupën e Mbretit, që do të mbahet në mesjavë në “Camp Nou” ndaj Barcës. Me 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit po fiton ndjeshëm terren skuadra e Villarrealit dhe në rast të një gabimi të mundshëm të kampionëve në fuqi “Nëndetësja e Verdhë” ka rastin për të përfituar, teksa do të presë në orën 20:45 në “Estadio de la Ceramica” ekipin Bask Real Sociedad, që ka grumbulluar vetëm 6 pikë në 9 ndeshjet e fundit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency