Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Reali për të kompletuar veprën me Juven, Sevilla për të pamundurën me Bayernin

Champions League do të zhvillojë këtë të mërkurë dy ndeshjet e radhës çerekfinale, ku do të përcaktohen edhe dy klubet e tjera që do të sigurojnë kualifkimin për gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

Në “Santiago Bernbeu” Reali i Madridit do të presë Juventusin. Ekipi i Zidane falë suksesit në ndeshjen e parë 3-0 është pothuajse me njërën këmbë në fazën tjetër. Dygolëshi i Ronaldos dhe rrjeta e Marcellos bëjnë që madrilenët të vijnë të qetë në këtë përballje të radhës. Në kampin tjetër bardhezinjtë do të vuajnë mungesën e madhe të Paolo Dybalas, me argjentinasin që u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë stafi mjekësor i “Zonjës së Vjetër” po bën çmos që Allegri të ketë në dispozicion Bernardeschin. Misioni për të realizuar përmbysjen e madhe nga ana e italianëve është thuajse i pamundur, madje kampionët në fuqi të Italisë nuk i favorizojnë as statistikat, pasi hera e fundit kur ata kanë mundur të sigurojnë një fitore në “Bernabeu” ka qenë viti 2008.

Në takimin tjetër, atë mes Bayernit të Mynihut dhe Sevillas, janë bavarezët favoritë, por sidoqoftë kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi në atë fitore të arritur në “Ramon Sanchez Pijzuan”, për ekipin e Heynckes mund të thuhet se u ndihmua nga fati. Kjo ishte dhe e para humbje e andaluzianëve nga një klub gjerman, në 11 ndeshje të luajtura gjithsej. Ndërkohë skuadrat pritet të mos vuajnë mungesën e asnjërit prej lojtarëve titullarë, madje pritet të mos ketë as ndryshime në formacion.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...