Futboll

Reali përgënjeshtron gazetën italiane: Artikull i sajuar, Interi klub mik

E përditshmja italiane “Corriere Dello Sport” aludoi mbrëmjen e djeshme për një raport të tensionuar mes Interit dhe Realit të Madridit në lidhje me pagesën e kësteve të kartonit të Achraf Hakimit dhe shkoi më tej, duke paralajmëruar një rikthim të marokenit te “Los Blancos”.

Megjithatë pas përgënjeshtrimit të zikaltërve, ka reaguar edhe klubi madrilen, që nëpërmjet një deklarate zyrtare, e ka cilësuar artikullin të pabaze dhe Interin një klub mik historik, me të cilin ruajnë marrëdhënie të shkëlqyera.

“Duke marrë shkas nga një artikull i publikuar nga Corriere Dello Sport, për tensione mes klubit tonë dhe Interit, theksojmë se lajmi është tërësisht i pavërtetë. Ne nuk kemi ndërmarrë asnjë veprim për garanci shtesë, siç thotë gazeta dhe termat e transferimit të futbollistit janë sistemuar në një marrëdhënie kontraktuale normale mes klubeve. Për më tepër në këtë rast me Interin, klubi ynë ka ruajtur marrëdhënie optimale, si një klub mik dhe historik”, thuhet në komunikatën e madrilenëve.

Achraf Hakimi iu bashkua Interit gjatë merkatos së verës, në një marrëveshje që kap shifrën e 40 milionë eurove, ndërsa palët kanë rënë dakord që pagesa të bëhet më këste dhe 10 milionë eurot e para madrilenët pritet t’i arkëtojnë brenda 31 marsit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency