Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali prek titullin, fiton në Granada me dyshen Mendy-Benzema!

Reali i Madridit vendos njërën dorë te titulli kampion në La Liga. Los Blancos e çuan në 9 numrin e fitoreve radhazi duke fituar 1-2 edhe në transfertën ndaj Granadas ndeshja më e vështirë që kishin në 3 javët e fundit të kampionatit. Falë 4 pikëve avantazh që ka ndaj Barcelonës, tashmë me një fitore ndaj Villarealit në shtëpi ndeshjen e ardhshme ose dhe me vetëm 2 barazime në dy takimet e fundit, skuadra e Zidane mund të shpallet edhe matematikisht kampione e Spanjës. Në transfertën e Los Carmenes, Reali e pa veten shumë shpejtë në avantazh të dyfishtë me golat e Mendy dhe Benzema në harkun e 16 minutave të para. Më pas ndeshja u dominua e gjitha nga Granada që rihapi sfidën në fillimin e pjesës së dytë me golin e Machis, por vetëm kaq sepse mbrojtja e Los Blancos dhe Courtois me pritjet e tij ruajtën avantazhin 1-2 deri në fund, duke i dhënë tre pikë të arta, Realit të Madridit që u ngjit në kuotën e 83 pikëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...