Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Reali s’heq dorë nga Mbappe, gati të përfshijë Vinicius për të bindur PSG-në

Kylian Mbappé vazhdon të jetë objektivi kryesor i Real Madrid për sezonin e ardhshëm në atë që duket si një operacion shumë i komplikuar, pasi PSG nuk ka dëshirën më të vogël për ta shitur. Francezët aspirojnë të zgjasin kontratën e lojtarit, të cilin e shohin në qendër të projektit për të ardhmen. Sidoqoftë, sipas gazetës “As “, ekziston një mënyrë që klubi parizien të bindet të madrilenët: përfshirja në operacion e brazilianit Vinicius.

Këto informacione bazohen në faktin se braziliani është një lojtar me marrëdhënie të ngushtë me drejtorin sportiv të PSG, Leonardo, i cili beson se bashkatdhetari i tij do të jetë një nga sunduesit e futbollit botëror në planin afatmesëm.

Gazeta “AS” shpjegon se verën e kaluar, kur Madridi u interesua për Neymarin, drejtuesit e PSG treguan se Vinicius duhej të përfshihej në negociata, diçka që Reali nuk e dëshironte.

Por situata e Vinicius ka ndryshuar kohët e fundit, duke u bërë një nga lojtarët e zakonshëm të “ngelur në klasë” nga Zinedine Zidane në ndeshjet e fundit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...