Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Levante e “tremb” në fund, por Realit i mjafton një pjesë loje, shkëlqen Benzema

Reali i Madridit shfaqet me dy fytyra në “Santiago Bernabeu” ndaj Leaventes, por në fund arrin të marrë fitoren e parë në shtëpi me rezultatin 3-2. “Los Blancos” u shfaqën prepotentë në gjysmën e dytë të pjesës së parë duke e shkundur tri herë portën e Levantes me Benzemanë në minutat 20’ dhe 31’ dhe me Casemiron në të 40-ën, por shpërdoruan shumë në fraksionin e dytë, duke treguar dobësi në fazën mbrojtëse.

Mayora shfrytëzoi një rreshtim të gabuar të mbrojtjes madrilene në fillim të pjesës së dytë, duke ngushtuar diferencën në 3-1, ndërsa Melero hapi ndeshjen në të 75-ën, për të bërë edhe më emocionuese sfidën në fundin e saj.

Në të 60-ën Zidane i dha mundësinë e debutimit belgut Eden Hazard, ndërsa në minutat e fundit aktivizoi edhe blerjen tjetër të verës, serbin Jovic, që gjithsesi nuk lanë shenjë në këtë përballje.

Me fat Reali në kohën shtesë, teksa portieri Courtois bëri mrekullinë pas gjuajtjes me kokë të Mayoral.

Karim Benzema, me këtë dygolësh ndaj Levantes tashme përfshihet në listën e 20 golaedorëve më të mirë të historisë së La Ligas, duke barazuar me 152 gola (vendi i 19-të) Julio Salinas. Objektivi i radhës është Puskas, që ka shënuar 4 gola më shumë se francezi.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...