Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

“Realizimi i një ëndrre”, Alcaraz në “qiellin e shtatë” pas fitores në Wimbledon

Carlos Alcaraz arriti një fitore të madhe 3-2 në finalen e Wimbledon përballë Novak Djokovic. 20-vjeçari spanjoll mposhti 36-vjeçarin serb në duelin e zjarrtë final, që zgjati 4 orë e 42 minuta.

Ylli i ri i sportit të tenisit, siguroi për herë të parë suksesin e jashtëzakonshëm në Wimbledon, që pritet të mos jetë i vetmi për të.

Lexo edhe: 

Pas fitores së madhe, Alcaraz nuk i kurseu elozhet për Djokovic, me këtë të fundit që debutonte si profesionist në tenis pikërisht atëherë kur lindi talenti nga Murcia.

https://twitter.com/i/status/1680647216178819073

Një ëndërr e shndërruar realitet. Sa bukur të fitosh, por njësoj krenar për veten time do ndihesha edhe nëse do të humbisja përballë një kampioni të madh si Djokovic.

Unë jam rritur duke e parë atë duke fituar. Është e mrekullueshme të përballesh me të, e pabesueshme. Nole më ka frymëzuar pafund, nisa të luaj këtë sport duke të parë ty (i drejtohet rivalit).

Falënderoj ekipin tim për këtë sukses. Është një ditë e veçantë, kam luajtur para mbretërve, jam shumë krenar që mbreti është këtu për të më mbështetur. Shpresoj të vijë më shpesh“, theksoi Alcaraz, i cili konfirmohet si kryesuesi i renditjes së përgjithshme në tenis.

Carlos Alcaraz “mbreti” i ri i Wimbledon, ul nga froni Novak Djokovic (VIDEO)

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...