Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Realizimi i një ëndrre”, Brazili i beson stolin “mjeshtrit” 61-vjeçar

Dorival Junior do të jetë trajneri i ri i Brazilit. Drejtuesit e CBF (Federata Braziliane e Futbollit) kishin zgjedhur Carlo Ancelottin si personin e duhur për të rikthyer skuadrën Seleçao te Kupa e Botës, por italiani rinovoi me Realin e Madridit.

Dëshirë kishte edhe për firmën me Jose Mourinhon, ndërkohë që zgjidhja ka ardhur brenda familjes. Me Brazilin që do të vijojë të drejtohet nga një trajner brazilian.

61-vjeçari mbante detyrën e teknikut të Sao Paulos, klub që njoftoi emërimin e tij si tekniku i ri i 5 herë kampionëve të botës. Duke e lënë të lirë të realizonte ëndrrën e jetës.

Lexo edhe:

Dorival Junior është një trajner me një reputacion shumë të madh në Brazil, aty ka drejtuar disa nga skuadrat më të mira të vendit.

Duke përfshirë Cruzeiro, Santos, Vasco da Gama, Internacional, Atletico Mineiro, Flamengo, Fluminense, Palmeiras, Athletico Paranaense dhe Sao Paulo.

Është realizimi i një ëndrre personale, që u bë e mundur falë mirënjohjes për punën e bërë te Sao Paulo. Dua të falënderoj klubin, por edhe gjithë tifozët për mbështetjen e tyre”, u shpreh trajneri i Brazilit.

Dorival Junior zëvendëson Fernando Diniz, i cili qëndronte në pankinën e Brazilit prej 5 korrikut të vitit të kaluar. Trajneri i ri, i njohur për faktin që luan me skemën “4-2-3-1”, ka firmosur deri në 2026.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...