Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Realizimi i një ëndrre”, dy opsione për të ardhmen e Nagelsmann

Julian Nagelsmann nuk është më trajneri i Bayernit, pavarësisht se 35-vjeçari ishte në garë për triumfin në kampionat dhe Champions League.

Drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë zgjodhën t’i besonin stolin Thomas Tuchel në këtë moment vendimtar të sezonit.

Ndërkohë, 35-vjeçari ka admirues të shumtë dhe pushimet pritet të mos zgjasin për një kohë të gjatë për të.

Marrja e drejtimit të Tottenhamit është një mundësi konkrete. Drejtuesit e klubit londinez e shohin si zëvendësuesin perfekt të Antonio Contes.

Lexo edhe: 

Por jo vetëm Tottenham. Emri i Nagelsmann lidhet edhe me Real Madrid. Carlo Ancelotti do të marrë me shumë mundësi drejtimin e kombëtares braziliane në fundin e sezonit.

Gjermani i talentuar cilësohet si një nga kandidatët kryesorë për të pasuar Ancelottin në pankinën e kampionëve të Spanjës dhe Europës.

Nagelsmann e ka pranuar gjithmonë se drejtimi i Realit do të ishte realizimi i një ëndrre të kahershme.

Emri i tij u lidh me stolin e “Los Blancos” edhe tri vite më parë, por ai refuzoi duke shpjeguar se nuk ishte gati për të hedhur hapin e madh.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...